Marotta ka gati dhuratën e parë për Inzaghin pas fitimit të Scudettos.
Interi është shpallur mbrëmë kampion i Italisë për herë të 20 në historinë e vet, me një ndeshje që do të kujtohet gjatë në fushën e Milanit.
Një titull nuk ishte vendosur asnjëherë më parë në derbin e Milanos dhe sot zikaltrit e bënë realitet.
Suksese të rendësishme, që rjedhin nga puna e madhe e trajnerit, por edhe ajo e drejtuesve, me Marotta-n që bëri pjesen e tij në ndertimin e nje ekipi që ishte në lartësinë e detyres në çdo rast.
Beppe Marotta, siç ka bërë shpesh prej disa vitesh, është vën në lëvizje shumë më herët, duke siguruar dy lojtarë si Zielinski dhe Taremi, natyrisht me kosto zero.
Megjithatë, Inter-i nuk ka ndërmend të ndalet sepse synon të ketë një skuadër shumë të fortë për të qëndruar në majat e futbollit europian.
Zikaltrit janë vënë në lëvizje për merkaton e verës pas fitimit të Scudettos dhe Calciomercato, ka zbuluar goditjen e parë të Marottas.
Sipas Calciomercato, goditja e parë e Interit pas fitimit të Scudettos do të jetë sulmuesi i Genoas, Albert Gudmundsson.