Artem Dovbyk transferohet në Serie A.
Girona është surpriza më e madhe në top pesë ligat europiane këtë sezon. Skuadra katalanase renditet në pozitën e tretë në La Liga dhe do të luajë në Champions sezonin e ardhshëm.
Njëri nga lojtarët që po shkëlqen me Gironën, është edhe qendërsulmuesi ukrainas, Artem Dovbyk.
Dovbyk ka realizuar 19 gola dhe 7 asistime në 35 ndeshje të luajtura këtë sezon dhe falë paraqitjeve mbreslënëse ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian.
Sipas raportimeve të fundit, Napoli synon transferimin e Dovbyk në merkaton e verës.
Victor Osimhen do të largohet pas përfundimit të sezonit dhe Napoletanët e kanë piketuar sulmuesin ukrainas si pasardhësin ideal.
Dovbyk ka kontratë me Gironën deri në vitin 2028 dhe për kartonin e tij Napoli do të duhet të paguaj rreth 40 milionë euro.