Lajm i bujshëm nga Italia, Milan nis bisedimet me bomberin e ri.
Milani vazhdon të punojë për qendërsulmuesin e së ardhmes. Oliver Giroud, ka vendosur të largohet nga Milano në verë dhe drejtuesit janë hedhur në sulm për bomberin e ri.
Gazetari i njohur italian, Daniele Longo ka lëshuar një lajm të bujshëm duke raportuar se Milan ka nisur bisedimet me bomberin e ri.
Bëhet fjalë për sulmuesin meksikan, Santiago Gimenez, i cili po shkëlqen për disa sezone te Feyenoord.
Agjenti i Gimenez ka zhvilluar një takim ditën e djeshme me drejtuesit e Milanit, sipas Longo-s.
Sulmuesi meksikan ka realizuar 24 gola dhe 7 asistime këtë sezon, ndërsa për kartonin e tij Feyenoord kërkon 50 milionë euro.
📰 @86_longo: Afternoon meeting between Moncada and Santiago Gimenez’s agents pic.twitter.com/RWyPzwEkZi
— Milan Posts (@MilanPosts) April 26, 2024