Sipas raportimeve të fundit, Milani ka mbetur i habitur nga reagimi i fortë i tifozëve për thashethemet lidhur me Julen Lopeteguin dhe tashmë janë duke ri-vlerësuar zgjedhjen e tyre për trajnerin e ri.
La Gazzetta dello Sport sugjeron se ‘Rossonerët’ ishin shumë afër vendimit për të shkarkuar Stefano Piolin në fund të sezonit dhe ta zëvendësojnë atë me Lopeteguin.
Sidoqoftë, përgjigja nga tifozët ishte aq virulente në refuzimin e saj sa që rezultoi me një trend në rrjetet sociale #Nopetegui, ku madje u hartua edhe një peticion për të bllokuar këtë lëvizje nga klubi.
Gazetari i njohur Gianluca Di Marzio tani pretendon se mesazhi u mor nga bordi i klubit dhe Gerry Cardinale është duke ri-vlerësuar mundësinë e emërimit të ish-trajnerit të Real Madridit.
Në vend të kësaj, shefat e Milanit, Zlatan Ibrahmovic dhe Giorgio Furlani, u detyruan që të kthejnë fokusin e tyre te Fonseca, i cili do të mbetet i lirë pasi kontrata e tij me Lille të skadojë më 30 qershor.
Megjithatë, Di Marzio ka ritheksuar se nuk ka pasur ndonjë kontakt me Antonio Conten, i cili duket të jetë afër Napolit, apo me trajnerin e Brightonit, Roberto De Zerbi.
‘Rossonerët’ po e mbyllin këtë sezon pa asnjë trofe të fituar, teksa në Serie A gjenden në pozitën e dytë me 16 pikë më pak se lideri Interi që ka madje një ndeshje më pak të luajtur, si dhe më herë ishin eliminuar nga Liga e Kampionëve që në fazën e grupeve.