Marotta nis sulmin, Inter transferon yllin 60 milionësh pas fitimit të Scudettos

Interi pasi është shpallur kampion në Serie A është hedhur në “sulm”për të “pikasur” lojtarët e duhur për sezonin e ri.

Drejtuesit prej kohësh e kanë vendosur Joshua Zirkzee në “pole-position”, teksa lojtari pëlqehet shumë nga zikaltërtit.

Bologna duke para interesimet ndaj holandezit është e bindur të përfitojë sa më shumë nga shitja e tij.

Sipas “La Gazzetta dello Sport” bëhet me dije se Bologna i ka bërë të qartë Interit çmimin e sulmuesit.

Janë jo më pak se 60 milionë euro, shifër kjo që duhet të derdhë Interi në arkat e skuadrës së Bolognas.

Po nga i njëjti burim bëhet me dije se Marotta po bën maksimumin që të përfshijë në marrëveshje edhe Fabbian në mënyrë që të ulet çmimi i holandezit. Bisedimet mes palëve vazhdojnë, me lojtarin që ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here