Arrihet marrëveshja, Milan siguron përforcimin e parë për sezonin e ri

Milan siguron goditjen e parë për merkaton e verës.

Milan vazhdon të mendojë për merkaton, me klubin që ka si objektiv kryesor përforcimin e mbrojtjes.

Mediet italiane kanë raportuar se tashmë “kuqezinjtë” kanë arritur marrëveshje verbale me mbrojtësin spanjoll, Juan Miranda.

Miranda po luan sezonin e katërt me Betisin dhe shihet me perspektivë nga italianët.

24-vjeçarit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe në San Siro do të transferohet me parametra zero.

Këtë sezon Miranda numëron 28 ndeshje me Betisin dhe ka realizuar 2 gola si dhe 2 asistime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here