Zirkzee tek gjiganti italian.
Në moshën 22-vjeçare, Joshua Zirkzee shndërrohet një nga lojtarët më të spikatur të Serisë A.
Ai tashmë është lider në një skuadër që po surprizon këtë kampionat me vendin e katërt.
Bologna është shumë pranë kualifikimit në Champions dhe sigurisht që meritë të madhe ka holandezi, i cili ka arritur numër dyshifror golash dhe po magjeps në fushë.
Gazetari italian Sebastiano Sarno, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Milan dhe Zirkzee kanë arritur marrëveshje.
Zirkzee i ka thënë po Rosonerëve dhe tani mbetet që drejtuesit kuq e zi të arrijnë marrëveshje me Bolonjën.
Është e arsyeshme të supozohet se Milani mund të arrijë afër 50 milionë eurove, duke përfituar nga kartoni i Alexis Saelemaekers, të cilin Bologna mund ta shlyejë për rreth dhjetë milionë (vlerësohet shumë nga Thiago Motta).
🚨EXCL: general agreement just reached between @acmilan and the agents of #Zirkzee.
Now an agreement with @BolognaFC1909en needs to be found, with Milan attempting to include some counterparties like #Colombo to lower the price.
Updates coming soon 🔜 pic.twitter.com/TO8GbEWygJ
— Sebastiano Sarno (@Seby_Sarno_) April 29, 2024