Revolucion te Milani, ja si do të rreshtohen Rosonerët nën drejtimin e Julien Lopeteguit.
Milani është në kërkim të një trajneri të ri të profilit ndërkombëtar dhe emri i individualizuar mbetet ai i Julen Lopetegui.
Nuk hapa pas, pasi zgjedhja është bërë. Ka një akord në parim dhe tani janë duke u përpiluar dhe detajet, disa prej të cilave kanë dalë në pah. Për baskun Gerry Cardinale ka gati një kontratë trevjeçare prej 4 milionë eurosh në sezon.
Ish-tekniku i Sevillas dhe Realit të Madridit ka lënë mënjanë tratativat me West Hamin, që interesohej fort për të, për t’i dhënë prioritet Milanit, dhe kjo është java vendimtare për zgjedhjen.
Sky Sport, ka zbuluar se si do të rreshtohet Milani sezonin e ardhshëm nën drejtimin e Lopeteguit.
Sipas Sky Sport, Lopetegui ka kërkuar transferimin e tre yjeve. Spanjolli ka kërkuar një mbrojtës për krahun e djathtë, një mesfushorë dhe një qendërsulmues.
Për krahun e djathtë të mbrojtjes, Milan po punon për transferimin e mbrojtësit të Almerias, Marc Pubil.
Në mesfushë Piel Hojbjerg është objektivi kryesorë i Rosonerëve. Sa i përket sulmit, objektivi kryesorë mbetet Joshua Zirkzee, me të cilin Milan ka arritur tashmë marrëveshje.