E bujshme: Zbulohet super përforcimi i parë i Conceicao-s te Milai

Milani i madh po kthehet, zbulohet goditja e parë e Conceicaos si trajner i Rosonerëve.

Tema e trajnerit të ri te Milan është më shumë se delikate. Drejtuesit janë me “shpatulla pas muri” pasi zgjedhja e tyre duket se ka nevojë edhe për miratimin e tifozerisë kuqezi, që vendosi “veton” kur erdhi fjala për Julen Lopetegui. Tashmë, në fokusin kryesor të Milan është trajneri i Portos, Sergio Conceicaio.

Ky i fundit e njeh mirë ambientin në Itali duke qenë se në të kalurën e tij si futbollist është aktivizuar me Inter, por edhe me Lazion e Parmën.

Ideja për të trajnuar Milanin e “josh”, teksa në një sondazh të tifozerisë së Milan, Conceicao gëzon mbështetje të lartë dhe preferohet para patriotit të tij, Fonseca.

Sipas Calciomercato, në rast se Conceicao merr drejtimin e Milanit, përforcimi i tij i parë në San Siro do të jetë mesfushori i Portos, Alan Varela.

Valera po bën një sezon të shkëlqyeshëm me Porton, ndërsa kartoni i tij vlen 25 milionë euro, shifër e përballueshme për Rosonerët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here