Sanchez largohet nga Inter, por mbetet në Serie A.
Inter-i, pasi ka fituar titullin e 20-të në Serinë A, ka filluar të punojë për sezonin e ardhshëm.
Objektivi i zikaltërve do të jetë të mbrojnë titullin dhe të shkojnë sa më larg në Champions League.
Megjithatë, pritet të ketë edhe disa largime nga skuadra e Simone Inzaghi-t. Një nga këta mund të jetë Alexis Sanchez.
Sipas “Tercera”, kliliani mund të qëndrojë në Serinë A, për shkak se kërkohet nga Udinese, klubi ku kiliani ka nisur karrierën në Europë.
Edhe River Plate ëndërron të marrë Sanchez, por lojtari, gjithmonë sipas së përditshmes kiliane, duket se ka dëshirë të luajë në Europë dhe të luftojë për objektiva të rëndësishëm si Champions League.