Derbi në merkato, Milan ia rrëmben Interit objektivin e merkatos.
Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Interit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por tashmë këto dy ekipe do sfidohen në merkato.
Si Interi ashtu dhe Milani janë në kërkim të një sulmuesi, teksa është pikërisht ky i fundit që do të bëhet “mollë sherri” për dy ekipet e Milanos në merkaton e ardhshme verore.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Milan është përfshirë në sulmuesin e Genoas, Albert Gudmundsson.
Sulmuesi islandez spikati me fanellën e kuqebluve dhe ka tërhequr prej kohësh interesimin e skuadrave të mëdha italiane.
Genoa e vlerëson diamantin e saj të çmuar në rreth 30 milionë euro, shifër të cilën Rosonerët janë të gatshëm ta pagujanë, pasiqë pritet të arkëtojnë 25 milionë euro nga shitja e De Ketelaere.