Milani i madh po kthehet, ja si pritet të rreshtohen Rosonerët nën drejtimin e Contes.
Antonio Conte është në rrugën e duhur për t’u bërë trajneri i ri i Milanit. Në Itali e bëjnë të sigurtë largimin e Piolit dhe emërimin e Contes, i cili është dëshirë e Ibrahimovic, krahu i djathtë i Cardinales.
Të dyja palët kanë rënë dakord dhe e pëlqejnë një bashkëpunim mes tyre dhe tekniku italian ka nisur të japë kërkesat e para.
Te Milani i tij, Conte kërkon plot 4 lojtarë të rinj. Emri më i bujshëm është ai i Joshua Zirkzee.
3 emrat e tjerë që Conte ka propozuar janë mbrojtësi i talentuar italian i Torinos, Alessandro Buongiorno, mbrojtësi i Lille, Thiago Santos dhe mesfushori i Monacos, Youssouf Fofana.