Juventus merr vendimin për Allegrin.
Trofeu i Kupës së Italisë ka qenë i pari që pas kthimit te Juventusi për Masimilano Alegrin, dhe me sa duket edhe i fundit për trajnerin italian.
Gazetari i njohur për merkaton, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se Allegri tashmë duket ta cilësojë veten të larguar nga bardhezinjtë, ndonëse ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me këtë klub.
“Juventusi dhe Massimiliano Allegri do të ndajnë rrugët pasi ai nuk do të jetë trajneri i skuadrës në sezonin e ardhshëm, siç është planifikuar që në shkurt. I vetmi detaj për t’u sqaruar është nëse Juventusi do të vendosë të shkarkojë Allegrin tani apo pas 10 ditësh. Prioriteti i Juventusit mbetet Thiago Motta”, shkruante në rrjetet sociale gazetari i njohur.
🚨⚪️⚫️ Juventus and Massimiliano Allegri will part ways as he won’t be the manager next season, as planned since February.
The only detail to clarify is whether Juve decide to sack Allegri now or in 10 days.
↪️ Juventus priority candidate as new head coach remains Thiago Motta. pic.twitter.com/FUSZMFQ9kQ
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 16, 2024