Mjeshtër në zanatin e tij, Marotta përgatit super goditjen e radhës me kosto zero

Marotta ka gati super goditjen e rradhës.

Tani që ardhjet e Mehdi Taremit dhe Piotr Zielinskit janë finalizuar, edhe pse duhen zyrtarizimet, Interi vazhdon të punojë per merkaton e transferimeve të sezonit të ardhshëm.

Kampionët e Serie A, Inter duket se është vënë në lëvizje për nënshkrimin e kapitenit të gjigantëve të La Liga-s, Real Madrid, Nacho Fernandez.

34-vjeçari iu bashkua Madridit në moshën 11-vjeçare dhe e ka kaluar të gjithë karrierën e tij si lojtar në kryeqytetin spanjoll.

Specialisti i njohur i merkatos Fabrizio Romano raportoi më parë se Nacho kishte marrë oferta nga Major League Soccer (MLS) dhe klube në Arabinë Saudite, të cilët shprehën interesim për të blerë shërbimet e tij pasi të përfundojë sezoni aktual.

Megjithatë, raportet e fundit nga La Gazzetta dello Sport tregojnë se ndërsa një lëvizje në MLS është prioriteti i Nachos, ai ka pasur gjithmonë një admirim për Serinë A dhe ka ndjekur nga afër futbollin italian.

Nacho ka njoftuar synimin e tij për t’u larguar nga Real Madridi në fund të sezonit dhe mundësia për të marrë një mbrojtës kaq me përvojë dhe me kosto zero ka zgjuar interesin e Interit.

Zikaltrit, të cilët tashmë kanë mbrojtës me përvojë si Francesco Acerbi dhe Stefan de Vrij, fillimisht planifikonin t’i mbanin të dy lojtarët. Megjithatë, ata e njohin mundësinë unike që Nacho ofron.

Drejtuesit e Interit e kuptojnë se gjetja e një lojtari të kalibrit dhe përvojës së Nachos me kosto zero është e rrallë. Si rezultat, ata po mendojnë seriozisht të bëjnë një ofertë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here