Tension te Juve: Allegri u përplas Giuntolin pas fitimit të Kupës (VIDEO)

Masimiliano Alegri ofroi një shou të vërtetë në atë që mund të ketë qenë edhe finalja e tij e fundit me Juventusin, në pritje të lamtumirës.

Duke qenë se vetë livornezi kishte deklaruar se pas finales së Kupës së Italisë do të zbardhte dhe të ardhmen e tij, 56-vjeçari dukej se e dha atë mes fjalëve.

“Nuk e di nëse do të jem unë trajneri sezonin e ardhshëm apo jo, pasi këto gjëra i vendosin drejtuesit e klubit. Prandaj pyesni ata më mirë. Unë jam i lumtur që pashë djemtë e mi të gëzohen, pas një sezoni shumë të gjatë dhe di të them vetëm që nëse më largojnë, atëherë jam i sigurt se kam lënë një skuadër të fortë në shumë aspkte”.

Por ajo që mund të jetë konfirmimi i divorcit me Alegrit dhe Juventusit është një video e bërë virale pas mesnatës, në të cilën trajneri bardhezi i drejtohet me tone nervoze drejtorit sportiv, Kristiano Xhuntoli. Me dorën drejtuar nga ky i fundit që po duartrokiste lojtarët bardhezi, Alegri shihet teksa i thotë: “Ik, ik… Larg, larg”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here