Nacho Fernandez në Serie A.
Nacho Fernandez ka luajtur gjithmonë me vetëm një skuadër: Realin e Madridit.
Mbrojtësi ka dalë nga akademia e “Los Blancos”, teksa prej vitit 2012 është pjesë e skuadrës së parë.
Periudhë gjatë së cilës ka fituar 24 trofe, ku bien në sy pesë medaljet e Champions League. 34-vjeçari ndodhet në vitin e fundit të kontratës me klubin e jetës.
Rinovim nuk do të ketë, me mbrojtësi që ka njoftuar drejtuesit e Realit që do të largohet në fundin e sezonit. Pasi dëshiron të provojë një tjetër eksperiencë në karrierën e tij.
Sipas Gazzetta dello Sport, Inter është vënë në lëvizje për nënshkrimin e Nacho Fernandez.
Zikaltrit, të cilët tashmë kanë mbrojtës me përvojë si Francesco Acerbi dhe Stefan de Vrij, fillimisht planifikonin t’i mbanin të dy lojtarët. Megjithatë, ata e njohin mundësinë unike që Nacho ofron.
Drejtuesit e Interit e kuptojnë se gjetja e një lojtari të kalibrit dhe përvojës së Nachos me kosto zero është e rrallë. Si rezultat, ata po mendojnë seriozisht të bëjnë një ofertë.