Lajm bombastik: De Zerbi në bisedime me gjigantin italian

Roberto De Zerbi rikthehet në Serie A.

Roberto De Zerbi do të largohet nga Brighton dhe do të jetë një trajner i lirë.

Edhe pse ka akoma edhe dy vite në kontratë ai dhe stafi i tij kanë negociuar me Brighton-in për një ndarje në mirëkuptim dhe klubet e interesuar për italianin nuk do të paguajnë klauzolën që ishte e pranishme në kontratën e tij.

SportMediaset, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Milan ka nisur bisedimet me De Zerbin.

Milani ka qenë prej kohësh në kërkim të një trajneri të ri për të zëvendësuar Stefano Piolin dhe kishte marrë në konsideratë për një kohë të shkurtër De Zerbi, por u stepën për shkak të klauzolës së tij të lirimit prej 13 milionë eurosh.

Tani që De Zerbi është i lirë, italiani është kandiditati kryesorë për ta marrë drejtimin e Milanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here