Klubi i Interit nga sot është zyrtarisht në pronësinë e fondit amerikan “Oaktre”; i cili ka marrë kontrollin e aksioneve të zikaltërve pasi “Sunning” nuk shleu borxhin që u kishte marrë në vitin 2021 për të vazhduar financimin te kampionët e saposhpallur të Italisë.
Pritet që brenda dy ditëve të ardhshme të zhvillohet një asamble e re e ortakëve dhe do të krijohet një bord i ri drejtuesish.
“Corriere Dello Sport” ka mësuar se Oaktree në fakt nuk ka ndër mend të mbajë zikaltrit dhe ndërkohë ka punuar për të gjetur një blerës për ta.
Fondi amerikan do të përfitonte brenda një periudhe të shkurtër një shumë të konsiderueshme me shitjen e Interit dhe raportohet se të interesuarit për të blerë klubin e saposhpallur kampion të Italisë, mund të jenë arabë.