“Oaktree” është pronari i ri i Interit.
Prej ditësh ndihej në ajër, tashmë ka mbërritur edhe njoftimi zyrtar për ndryshimin e pronësisë së zikaltërve. Pasi i ka skaduar afati shlyerjes së huasë “Suning”, fondi amerikan bëhet pronar i klubit milanez.
Për Interin duket se nuk ka shumë ndryshime, duke qenë se nuk pritet të ketë revolucione. Fondi amerikan, siç raporton “Sky Sport”, në fakt ka besim te drejtuesit aktualë të zikaltërve, të aftë për të ndërmarrë një proces rikuperimi dhe për të ndërtuar një ekip fitues.
Në njoftimin zyrtar të lëshuar nga nga ‘Oaktree’ mëngjesin e së mërkurës, 22 maj, nënvizohet: “Oaktree është e përkushtuar për arritjen e rezultatit më të mirë, për prosperitetin afatgjatë të Interit, me fokus fillestar në stabilitetin operacional dhe financiar të klubit.
Fokusi fillestar do të jetë stabiliteti financiar i klubit, duke lënë të nënkuptohet se Inter do të sakrifikojë një yll këtë verë.
Mediat spanjolle kanë lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se nga kjo situatë kërkon të përfitojë Reali për ta transferuar Nicolo Barellan.
Los Blancos e kanë identifikuar Barellan si zëvendësuesin e Toni Kroos, i cili njoftoi pensionimin pas këtij sezoni.
Oaktree janë të hapur ta lënë të lirë Barellan për 100 milionë euro dhe Reali pritet që së shpejti të nis bisedimet me zikaltërit.