Akordi shumë pranë, Edon Zhegrova tek gjiganti italian

Edon Zhegrova transferohet në Serie A.

Edon Zhegrova pritet të largohet nga Lille gjatë afatit kalimtar veror, për të bërë një hap para në karrierën e tij.

Sulmuesi kosovar është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer këtë edicion pasi ka impresionuar me gola dhe asistime.

Falë paraqitjeve spektakolare me fanellën e Lille, për Zhegrovën interesim kanë shprehur skuadra të mëdha kryesisht nga Italia si Juventus, Napoli dhe Roma.

Gazetari i njohur italian Daniele Longo, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Juventus është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Lille për transferimin e Zhegrovës. Për kartonin e Zhegrovës, Juventus do të paguaj 15 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here