Lajm i bujshëm nga Gjermania, Mats Hummels transferohet në Serie A me kosto zero

Mats Hummels në Serie A.

Ky është lajmi i bujshëm i dhënë nga “Bild”. Mbrojtësi, kontrata e të cilit skadon më 30 qershor, mund të zbarkojë në Itali me kosto zero.

Një goditje për të cilën duket se po mendojnë Milan-i dhe Juventus-i.

Vendimi përfundimtar i qendërmbrojtësit 35-vjeçar do të vijë vetëm pas finales së Champions League kundër Real Madrid.

Si për Milan-in ashtu edhe për Juventus-in, goditja Hummels do të ishte me të vërtetë interesante veçanërisht për eksperiencën që do të sillte në dy ekipet ku nuk ka shumë kampionë që kanë fituar sa ai.

Gjermani, që 16 dhjetorin e kaluar ka mbushur 35 vjeç, është një garanci edhe në aspektin fizik.

Sezoni, që e ka jetuar si protagonist me verdhezinjtë, do të mbyllet pa dëmtime, dhe me një menaxhim që e ka lejuar të luajë 39 ndeshje, me mbi 2840 minuta. Natyrisht, në pritje të finales.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here