Njoftoi largimin nga Atletico, Depay transferohet tek gjiganti italian me kosto zero

Memphis Depay transferohet në Serie A.

Memphis Depay dhe Atletico Madrid kanë vendosur që të ndajnë rrugët me njëri-tjetrin, me lojtarin holandez që do të largohet nga Madridi si agjent i lirë.

Në kontratën e Depay nuk ka opsion për zgjatje automatike edhe për një sezon, me Memphis që do të jetë i lirë të zgjedhe klubin e tij të ardhshëm.

Por, momentalisht 30-vjeçari është i fokusuar të bëjë sa më mirë me Holandën në Euro 2024.

Sipas Calciomercato, Milan është vënë në lëvizje për të siguruar shërbimet e Depay me parametra zero.

Kujtojmë që në këtë sezon me Atletico Madrid, Memphis Depay ka zhvilluar 31 ndeshje, në të cilat ka shënuar 9 gola dhe ka asistuar në 2 të tjerë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here