E ardhmja e Antonio Conte-s është akoma e paqartë.
Një nga skuadrat që është interesuar për ish-trajnerin e Tottenham-it është edhe Napoli.
Sipas “Repubblica”, Conte mund të pranojë të drejtojë ekipin e De Laurentiis dhe mund të marrë me vete edhe Romelu Lukaku-n.
Ish-trajneri i Italisë kërkon një rrogë prej 7 milionë eurosh në sezon, por duket se nuk ka pretendime të mëdha në merkato.
Gjithmonë sipas “Repubblica”, Conte ka kërkuar në vend të Osimhen të merret Romelu Lukaku, me formulën e huazimit dhe të drejtën e blerjes.
Conte mund të ribashkohet me Lukaku-n te Napoli, një binom që ka funksionuar shumë mirë tek Inter-i.