Revolucion te Juventusi, ja si do të rreshtohen Biankonerët nën drejtimin e Thiago Mottas.
Thiago Motta do të jetë shpejt trajneri i ri i Juventusit, siç është përfolur prej 2 e më shumë muajsh.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke zbuluar se si do të rreshtohet Juventusi nën drejtimin e Mottas sezonin e ardhshëm.
Në rast se Motta emërohet trajner Juventus do të bëjë pesë goditje në merkato, një portier, një mbrojtës, dy mesfushorë dhe një qendërsulmues.
Në portë vendin e Szczesny do ta zërë Di Gregorio, ndërsa në repartin e mbrojtjes Motta do të transferojë Calafiorin nga Bolonja.
Në mesfushë, Juventus do të transferojë Khephren Thuram dhe Teun Kopenmeiners. Në sulm Motta ka kërkuar afrimin e Joshua Zirkzee.