Zbulohet goditja e parë e Fonsecas si trajner i Milanit.
Pasi zyrtarizoi ndarjen me Stefano Piolin, Milani duket se ka zgjedhur pasardhësin e tij.
Në fund të një procesi të gjatë “casting”, klubi kuqezi do të fokusohet te Paulo Fonseca, ish-trajneri i Romës që drejtoi Lille sezonin 2023-2024.
Drejtuesit kuqezinj dhe portugezi pritet të nënshkruajnë shumë shpejt, pasi Fonseca tashmë ka refuzuar pankinën e Marseille.
Gazzetta dello Sport, ka zbuluar përforcimin e parë të Fonsecas si trajner i Milanit.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e Lille, Tiago Santos i cili është në shënjestrën e Rosonerëve për një kohë të gjatë.
Milan ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Lille dhe për kartonin e portugezit Rosonerët do të paguajnë 10-12 milionë euro.