Chiesa largohet nga Juventusi, por mbetet në Serie A.
Dy gola në dy ndeshjet e fundit të kampionatit (ndaj Bologna dhe Monza) nën drejtimin e Monteros ishin një trampolinë e bukur për Federico Chiesa.
Me ardhjen e Thiago Mottas në stol, e ardhmja e Chiesas është e paqartë, pasiqë 41-vjeçari preferon lojtarë të tjerë.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar Chiesa mund të transferohet tek rivalët e Juventusit falë një shkëmbimi spektakolar.
Sipas Calciomercato, Conte ia ka kërkuar drejtuesve të Napolit transferimin e Chiesas dhe Napoletanët janë të gatshëm që në operacion ta përfshijnë edhe Giovanni Di Lorenzon, i cili dëshiron largimin.
Përveç kartonit të Di Lorenzos, Napoli do të ofrojë edhe 20 milionë euro për Chiesan.
Realizimi i këtij operacioni do të varet nga Thiago Motta, i cili duhet të jep dritën jeshile për afrimin e Di Lorenzos.