Derbi i merkatos së verës, Inter dhe Juventus në garë për yllin e Serie A

Derbi në merkato, Inter dhe Juventus do të duelojnë për yllin e Serie A.

Aventura e mbrojtësit të djathtë italian Giovanni di Lorenzo me skuadrën e Napoli duket se ka ardhur në fund. Për 30-vjeçarin janë interesuar Inter e Juventus në Serie A si dhe Atletico Madrid në Spanjë.

Lojtari pati një përplasje me klubin, ndaj duket se vazhdimi i marrëveshjes është i pamundur edhe pse kontrata skadon në verën e vitit 2028. Inter duket në “pole” për lojtarin, duke qenë se do të largojë Dumfries.

Në këtë rast, Di Lorenzo do të ishte zëvendësuesi ideal. Kostoja e tij vërtitet rreth 20 milionë euro, një shumë që mund të zbutet nëse klubet e interesuara fusin ndonjë futbollist tjetër.

Edhe Juventus ka biseduar me menaxherin e lojtarit, duke u përpjekur t’i ofrojë trajnerit të ri një skuadër më kompetitive. Disi më pas duket Atletico, që po përpiqet ta joshë me një rrogë më të mirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here