“Mjeshtri” i afrimeve falas, Marotta rrëmben yllin e rivalëve

Marotta ka gati goditjen e tretë me parametra zero.

Rinovim apo largim me parametra zero? Momente vendimtarë për të ardhmen e Adrien Rabiot, shërbimet e të cilit Juventusi nuk dëshiron t’i humbasë.

Drejtori sportiv i bardhezinjve, Cristiano Giuntoli po bën të pamundurën për të bindur mesfushorin që të firmosë kontratën e re.

Kohë më parë dukej i sigurt largimi i Rabiot, por situata mund të ndryshojë nga trajneri i ri. Juventusi do të drejtohet nga Thiago Motta, me të cilin francezi ka një raport të shkëlqyer.

Pasi së bashku kanë kaluar disa vite si shokë skuadre te PSG. Nga ana tjetër, në skenë ka dalë Interi sipas raportimeve të shtypit sportiv italian.

Giuseppe Marotta ka piketuar 29-vjeçarin si afrimin e radhës me parametra zero. Drejtuesi i kampionëve të Italisë nuk e humbet kurrë rastin të shfrytëzojë të tilla situata.

Dhe njësoj siç bëri me turkun Calhanoglu nga Milani, ai është gati t’i “rrëmbejë” një tjetër lojtar të çmuar një prej kundërshtarëve dhe rivalëve në Serie A. Pa shpenzuar asnjë cent.

Nëse Rabiot nuk rinovon dhe e mbyll me “Zonjën”, Marotta do të ishte gati t’i plotësonte çdo dëshirë për ta vendosur nën urdhrat e Simone Inzaghit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here