Jonathan David në Serie A.
Roma është duke përgatitur të bëj revolucion për sezonin e ri, pasi është viti i katërt radhazi që nuk arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.
Me Daniele De Rossin të konfirmuar tanimë, Roma pritet të jetë shumë aktive në afatin kalimtar veror.
Romelu Lukaku nuk do të blihet nga Chelsea pasi Giallorosët nuk duan të shpenzojnë 40 milionë euro për të.
Giallorosët kanë gjetur tanimë sulmuesin që do ta bartë barrën kryesore për sezonin e ardhshëm dhe ai është kanadezi Jonathan David.
Drejtuesit e dy klubeve janë në negociata, derisa Roma është e gatshme ta paguaj klauzolën e kanadezit që është 50 milionë euro.