Milani i Fonsecas, 100 milionë euro për katër yje

Paulo Fonseca po përgatitet të bëhet trajneri i ri i Milanit duke zëvendësuar Stefano Piolin, i përshëndetur nga të gjithë në “San Siro” në fund të ndeshjes (3-3) me Salernitanën, në raundin e fundit të Serisë A.

Zyrtarizimi i portugezit duhet të bëhet në ditët në vijim, pas kthimit të tij nga ndeshja miqësore që Milani do të zhvilloi nesër, përballë Romës, në Australi.

Në pritje të tij, siç raporton “La Gazzetta dello Sport”, mund të ketë disa kushte interesante për sa i përket merkatos në hyrje.

100 milionë për blerjet

Kualifikimi në Champions i arritur nëpërmjet vendit të dytë dhe të ardhurave që rrjedhin nga shitjet e disa lojtarëve si De Ketelaere dhe Saelemaekers, do t’i lejonin Milanit të bënte një fushatë të mirë blerjesh.

Flitet për rreth 100 milionë që do të ndahen për katër goditje të reja, që do të synojnë të përmirësojnë nivelin e skuadrës në dispozicion të Fonsecas.

Sytë, në të gjitha repartet, duke filluar nga mbrojtja, ku fokusi do të jetë veçanërisht në zonën qendrore.

Sipas “La Gazzetta dello Sport” një lëvizje për brazilianin Igor Julio, një ish-lojtar i Fiorentinës, aktualisht pjesë e Brightonit (klubi anglez e bleu për 17 milionë plus 3 në formë bonusesh).

Megjithatë, për krahun, i preferuari duket se është Emerson Royal, agjenti i të cilit së fundmi u takua me pjesëtarë të klubit kuqezi, që merren me merkaton.

Rreth 30 milionë do të nevojiteshin për anësorin e Tottenhamit, pa harruar megjithatë alternativën më të lirë të përfaqësuar nga një profil i njohur për Fonsecan si p.sh. Tiago Santos, i vlerësuar nga Lille midis 10 dhe 12 milionë.

Mesfusha

Në lidhje me zonën e mesfushës, vëmendja mund të përqendrohet te një lojtar që do të jetë protagonist në rikthimin e Monakos në Champions: Youssouf Fofana. Klubi nga Principata mund ta shesë për 25 milionë euro.

Nga ana e Milanit, shpresa është që çmimi të mos rritet më tej gjatë Kampionatit Evropian, pasi Fofana është thirrur nga trajneri Deschamps për Euro 2024.

Sulmi

Lamtumira e Giroud e detyron Milanin të kërkojë një qendërsulmues. Nuk ka asnjë mister për interesin e “Djallit”për Joshua Zirkzee, për të cilin megjithatë do të jetë e nevojshme të ftohet konkurrenca me Juventusin dhe Arsenalin.

Klauzola prej 40 milionësh i josh kuqezinjtë, të cilët në rast lëvizjeje do të duhet të japin edhe një shumë të konsiderueshme për agjentët e holandezit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here