Juventusi i madh po kthehet: Ja si do të rreshtohen Biankonerët me përforcimet e reja (FOTO)

Tiago Mota nuk është ende zyrtarisht trajneri i Juventusit, por do të bëhet shumë shpejt.

Gjatë kësaj kohe është duke biseduar me drejtorin Kristiano Xhuntoli për t’i treguar dëshirat e tij në merkato.

Ish-mesfushori nuk është një trajner me kërkesa të larta, por që di të përshtatet me lojtarët që ka në dispozicion.

Sigurisht që merkatoja e Juventusi do të bëhet edhe në bazë të largimeve që do të ndodhin.

Afrime do të ketë patjetër pasi dy lojtarët që do të largohen janë Pogba dhe një mbrojtës i majtë për të zëvendësuar Aleks Sandron, në një mbrojtje që do të rikthehet me 4.

Dy janë identitetet që pëlqehen në kampin bardhezi: Teun Kopmainers dhe Rikardo Kalafiori. Por për të dy duhet fituar mbi rezistencën e Atalantës dhe Bolonjës, por drejtori i Juventusit do të bëjë gjithçka për ta kënaqur trajnerin.

PRIORITETI- Për Kopmainersin kanë nisur manovrat e mëdha, por është e kuptueshme që duhet pak kohë për të konkretizuar lëvizjen. Për momentin problemi më i madh është vlerësimi i kartonit që ka Atalanta për të, afro 60 milionë euro. Më parë ka refuzuar 48 milionë nga Napoli. “Zonja” e konsideron një vlerë të lartë dhe do të fusë në marrëveshje edhe Dean Hujisen, që rikthehet nga huazimi te Roma. Juventusi niset nga një bazë, dëshira e lojtarit që kërkon ta vazhdojë aventurën në Itali dhe Atalanta i ka dhënë fjalën që mund ta lërë të lirë. Sa i përket Kalafiorit, që është i preferuari i Tiago Motës për faktin që mund të bëjë edhe anësorin dhe mbrojtësin qendror, rezistenca e Bolonjës është më e madhe. Edhe në këtë rast, Juventusi ka në dorë përgjigjen pozitive të lojtarit, i cili kërkon të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin Mota.

Por herët a vonë, klubi bardhezi duhet të ulet në bisedime me Bolonjën. NË PORTË- Mes kërkesave të Motës është edhe një portier që di të luajë mirë me këmbë në mënyrë që të nisë lojën nga poshtë. Për këtë arsye, Xhuntoli është në bisedime me Monzën për gardianin Mikele Di Gregorio. Ai konsiderohet gati për të qenë titullari i Juventusit. Në sulm Zirkze është prioritet, por vetëm nëse do të largohet Milik ose Ken. Sa iu përket mbrojtësve të krahut, Di Lorenco është një lojtar që pëlqehet, por vetëm nëse ndodh lëvizje me kosto të ulët. Në rast se nuk ndodh, atëherë Mota duhet të punojë për të përshtatur Ueah në atë rol ose Gatin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here