Khephren Thuram në Serie A.
Mesfushori i Nice, Khephren Thuram është njëri nga lojtarët më të përfolur saherë që afrohet merkato.
Thuram është në vitin e fundit të kontratës me Nice dhe disa gjigantë europian kanë shfaqur interesim për të.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Milan synon transferimin e Thuram gjatë kësaj vere.
Rosonerët janë në kërkim të një mesfushori dhe e kanë identifikuar Thuram si përforcimin ideal.
Për kartonin e francezit, Milan do të paguajë vetëm 25 milionë euro dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.