Marotta ka gati super goditjen e rradhës.
Tani që ardhjet e Mehdi Taremit dhe Piotr Zielinskit janë finalizuar, edhe pse duhen zyrtarizimet, Interi vazhdon të punojë per merkaton e transferimeve të sezonit të ardhshëm.
Kampionët e Serie A, Inter duket se është vënë në lëvizje për nënshkrimin e kapitenit të gjigantëve të La Liga-s, Atletico Madrid, Memphis Depay.
Memphis Depay dhe Atletico Madrid kanë vendosur që të ndajnë rrugët me njëri-tjetrin, me lojtarin holandez që do të largohet nga Madridi si agjent i lirë.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Marotta është vënë në lëvizje për të siguruar shërbimet e holandezit.
Zikaltërit janë në kërkim të një sulmuesi dhe drejtuesit tani janë fokusuar tek afrimi i Depay me kosto zero.
Sulmuesi holandez sezonin e shkuar me Atletico Madrid realizoi 9 gola dhe 2 asistime në 1202 minuta të luajtura.