Zbulohet super përforcimi i parë i Marottas si president i Interit.
Klubi italian, Interi ka konfirmuar zyrtarisht se Giuseppe ‘Beppe Marotta’ është emëruar si presidenti i ri i klubit.
Marotta është emëruar presidenti i ri i Interit nga pronarët e klubit Oaktree, pasi kishte shërbyer si drejtor i përgjithshëm i Nerazzurrëve që nga viti 2018 pas një periudhe tetëvjeçare në Juventus.
Inter-i vazhdon të punojë për t’i dhënë Simone Inzaghi-t një sulmues të ri, në mënyrë që skuadra të jetë shumë konkurruese sezonin e ardhshëm.
Sipas raportimeve të mediave italiane, “zikaltërit” janë duke ndjekur me shumë interes Memphis Depay-n, me holandezin që ka mbyllur bashkëpunimin me Atletico Madrid dhe tashmë është një lojtar i lirë.
Nëse do të bindte holandezin për t’u bashkuar me ekipin e Inzaghi-t, Inter-i do të bënte një goditje, duke ditur se nuk do të shpenzonte asgjë për këtë afrim.
Depay luajti 31 ndeshje në të gjitha komepticionet në sezonin që sapo përfundoi, duke shënuar 9 gola dhe duke dhuruar 2 asistime.