Hummels në Serie A, por jo te Milani.
Finalja ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve ishte e fundit për Mats Hummels me fanellën e Borussia Dortmundit.
Hummels do të largohet nga “Signal Iduna Park” si lojtar i lirë dhe sipas raportimeve të fundit karrierën do ta vazhdojë në Itali.
Ditët e fundit Hummels është lidhur me një transferim te Milani, por sipas Corriere della Sera në garë është përfshirë Roma.
Sipas së përditshmes italiane, Giallorosët janë favorit për të siguruar shërbimet e gjermanit dhe kanë kontaktuar tashmë agjentin.