Shkëmbim spektakolar, Osimhen në Emirates, dyshja e Arsenalit te Napoli.
Sulmuesi nigerian Victor Osimhen do të lërë Napolin këtë verë për t’u transferuar, me shumë gjasa, në Premier League.
Skuadra e Arsenal është ajo që ka shfaqur më shumë interes për 25-vjeçarin, që do t’i kushtojë rreth 120 milionë euro.
Gjithsesi, për të ulur sadopak shpenzimet, palët po diiskutojnë që në këtë marrëveshje të përfshihen edhe dy lojtarë të Arsenal, të cilët pëlqehen nga trajneri i ardhshëm i Napoli, Antonio Conte.
Bëhet fjalë për mbrojtësin japonez, 25-vjeçarin Takehiro Tomiyasu dhe mesfushorin me tipare sulmuezi, anglezin Emile Smith Rowe.
Ardhja e këtyre dy futbollistëve te Napoli do të përgjysmojë shumën prej 120 mulionë eurosh të kërkuar nga presidenti De Laurentiis për Osimhen.
Palët po diskutojnë për një marrëveshje që mund të kompletohet brenda qershorit, në mënyrë që trajnerët të kenë në dispozicion lojtarët kur të nisë faza përgatitore.
Si Tomiyasu ashtu dhe Rowe janë dy futbollistë që janë aktivizuar shpesh tek Arsenal, por duket se klubi është gati t’i lërë të lirë.