Juventus siguron goditjen e parë për merkaton e verës.
Juventus ka nisur punën për sezonin e ardhshëm, teksa në pritje të hapjes së merkatos së verës, media italiane bën me dije se bardhezinjtë kanë siguruar edhe firmën e parë me një futbollist.
Biankonerët së shpejti do të njoftojnë nënshkrimin e portierit Michele Di Gregorio për ta forcuar portën për sezonin e ri.
Di Gregorio vjen nga Monza dhe Juventusi duhet t’i paguajë rreth 20 milionë euro për t’i fituar shërbimet e portierit italian që ka pasur një sezon fantastik në Serie A.
Ky është një portier që ishte ndër më të mirët në Serie A, duke mbajtur në 14 ndeshje portën e paprekur dhe ka pranuar gjithsej 35 gola në 33 ndeshje sa ka qëndruar në fushë.