Lajm bombastik nga Italia, Lukaku mbetet në Serie A.
Milan pas Romelu Lukakut. Është ky lajmi i fundit që qarkullon në mediat italiane, me “Djallin” që duket i prirë të ndërhyjë në tratativat mes belgut dhe Napolit.
Kuqezinjtë kërkojnë të negociojnë me Chelsean, klubin që zotëron kartonin e Lukakut.
Ideja është për ta transferuar në Milano nëpërmjet formulës së huazimit. Raportet mes dy klubeve janë shumë të mira duke marrë në konsideratë tratativat e viteve të fundit ku bëjnë pjesë emrat e Pulisic, Loftus-Cheek apo edhe Giroud.
Këtë tratativë e bën edhe më intrigues fakti se Lukaku dhe drejtori aktual i Milan, Zlatan Ibrahimovic kanë një të shkuar të errët së bashku.
Dyshja mbahet mend për sherrin e famshëm në fushë në janarin e vitit 2021, një përplasje që vijoi gjatë dhe madje vazhdoi me kërcënime se një ditë do të takoheshin jashtë fushe. Megjithatë, gjakrat janë ftohur dhe dyshja mund të nisë një epokë të re.
Ndërkohë, mbetet për t’u parë përgjigja e Napolit që prej kohësh është në gjurmët e belgut si një kërkesë speciale e trajnerit të ri, Antonio Conte.
Nga ana tjetër nuk është për t’u lënë mënjanë edhe opsioni që Lukaku të braktisë Europën për Lindjen e Mesme, saktësisht në Arabinë Saudite.