Lajm bombastik: Allegri në bisedime me rivalët e Juves

Lajm bombastik nga Italia, Allegri mbetet në Serie A.

Allegri arriti një marrëveshje me klubin e Juventusit për lamtumirën e tij një sezon përpara kontratës që do ta lidhte atë me ngjyrat e Juventusit deri në sezonin 2024/25.

Allegri dhe Juventusi do te kishin shkuar ne gjyq per kontraten dhe shkarkimin por tani kane zgjidhur gjithcka dhe kane shmangur “trampolinen” juridike.

Rai Sport, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Allegri nuk do të qëndrojë shumë gjatë pa skuadër, pasiqë gjiganti italian ka kontaktuar me të.

Sipas Rai Sport, Milan ka nisur bisedimet me Allegrin, pas largimit të Piolit. Paulo Fonseca ishte kandidati kryesorë për ta marrë drejtimin e skuadrës, por duket se në orët e fundit situata ka ndryshuar dhe se Allegri është në pole position për tu ulur në stolin e Rosonerëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here