Greenwood i thotë “po” gjigantit italian, gati transferimi në Serie A

Mason Greenwood në Serie A.

Sulmuesi i Manchester United, Mason Greenwood, raportohet se është pajtuar që të bëjë transferimin befasues larg “Old Trafford” këtë verë.

22-vjeçari do të rikthehet tek Unitedi gjatë javëve në vazhdim pas një periudhe të suksesshme në huazim tek Getafe, aty ku shënoi tetë gola dhe dhuroi gjashtë asistime në La Liga, duke fituar çmimin si ‘Lojtari më i mirë i Vitit’ tek klubi madrilen.

Greenwood nuk është paraqitur për Unitedin që prej arrestimit të tij në janar të vitit 2022 nën akuzat për dhunë fizike – akuza këto që më vonë u hodhën poshtë.

Teksa United konfirmoi më herët gjatë kësaj jave se Greenwoodi do të rikthehet, duket e sigurt se ai do ta vazhdojë karrierën e tij larg “Old Trafford”.

Disa klube të ndryshme evropiane janë lidhur me një transferim të mundshëm të sulmuesit, me Barcelonën, Atletico Madridin, Napolin dhe Borussia Dortmundin që ishin në mesin e klubeve të interesuara për anglezin.

Megjithatë, duket se Greenwood me shumë mundësi do të transferohet në Itali. Sipas La Gazzetta dello Sport, Greenwood tahsmë i ka thënë “po” propozimit për t’u transferuar tek Juventusi.

“Djajtë e Kuq” thuhet se janë të gatshëm ta shesin Greenwoodin dhe kanë vendosur një çmim prej 35-40 milionë eurosh këtë verë.

Juventusi ka besim se mund të negociojnë një çmim më të ulët dhe janë duke shikuar për të gjetur disa formula të përshtatshme për ta realizuar marrëveshjen.

Siç shton raporti, “Zonja e Vjetër” mund të përfshijë njërin prej Samuel Iling-Junior ose Federico Chiesa në një marrëveshje të mundshme shkëmbimi për Greenwoodin i cili do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij tek Unitedi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here