Shkëlqeu me Realin, Andriy Lunin transferohet tek gjiganti italian

Andre Lunin në Serie A.

Portieri ukrainas, Andre Lunin, ishte protagonist me Real Madridin këtë sezon, duke fituar La Ligan dhe Ligën e Kampionëve.

Lunin ishte portieri i tretë te Reali në fillim të sezonit, por pas lëndimit të Courtois dhe paraqitjeve të dobëta të Kepa, ukrainasi u bë zgjedhja e parë e Ancelottit.

Falë paraqitjeve të shkëlqyeshme me Realin, Lunin ka përfunduar në shënjestrën e gjigantit italian.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Inter do të tentojë transferimin e Lunin në merkaton e verës.

Zikaltërit janë në kërkim të një portieri dhe Marotta do të tentojë afrimin e Lunin edhe për faktin se kontrata me Realin i skadon në vitin 2025.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here