Dhurata e parë për Conten, Napoli transferon yllin 40 milionësh

Zbulohet përforcimi i parë i Contes si trajner i Napolit.

Antonio Conte është trajneri më i ri i skuadrës së Napolit. Conte ka nënshkruar kontratë trevjeçare me napoletanët, deri në verën e vitit 2027.

Conte ishte i papunë qëkur i ndau rrugët me Tottenhamin. Napoli kishte një sezon të dobët, duke mos arritur të kualifikohet fare në garat evropiane, duke u renditur në pozitën e 10-të.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke zbuluar përforcimin e parë të Contes te Napoli.

Sipas Calciomercato, Napoli është shumë pranë transferimit të qendërmbrojtësit të Torinos, Alessandro Bungiorno.

De Laurentiis është i gatshëm ta paguajë shumën e kërkuar nga Torino prej 40 milionë eurove.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here