Lajm bombastik nga Italia, Milan ia rrëmben yllin Juves.
Milan ka nisur të programojë sezonin e ardhshëm. Në pritje për të siguruar një mbrojtës dhe një sulmues, Milan-i po ndjek me vëmendje edhe merkaton e mesfushorëve.
Raportimet sugjerojnë se Milani ka kërkuar informacion për statusin e Adrien Rabiot pasi kontrata e tij tek Juventusi është shumë pranë skadimit.
Mesfushori francez kishte nënshkruar një kontratë një vjeçare me “Zonjën e Vjetër” në qershor të vitit të kaluar, e cila ishte e vlefshme për shtatë milionë euro në sezon.
Me kontratën e tij aktuale që skadon në më pak se tri javë, klubi po punon fortë për të arritur një marrëveshje të re në lidhje me kushtet personale me nënë dhe agjenten e tij Veronique Rabiot.
Negociatat mes Rabiotit dhe Juventusit kanë dëshmuar se nuk janë aspak të lehta por drejtori Cristiano Giuntoli po vazhdon punën për ta zgjidhur situatën.
Në të njëjtën kohë, 29-vjeçari po përgatitet për Kampionatin Europian me Francën, aty ku pritet që ta marrë fanellën e titullarit nga përzgjedhësi Didier Deschamps.
MilanNews.it ka raportuar se drejtori i kuqezinjve Geoffrey Moncada ka kërkuar informacion për Rabiot para hapjes së afatit kalimtar veror, pasi po synon transferimin e një mesfushori të ri.
Në listën e Milanit përveç Rabiotit është edhe Youssouf Fofana i Monacos, i cili duket se këtë verë do të largohet nga Ligue 1.
Nëna dhe agjentja e Rabiotit, Veronique po merr kohën e saj në bisedime me Juventusin dhe në të njëjtën kohë po shikon edhe destinacione të tjera, me disa klube të Ligës Premier që janë të interesuara.