Milan ka gati goditjen e madhe për repartin e mesfushës.
Milan ka nisur të programojë sezonin e ardhshëm. Në pritje për të siguruar një mbrojtës dhe një sulmues, Milan-i po ndjek me vëmendje edhe merkaton e mesfushorëve.
Sipas raportimeve të fundit, Milan është vënë në lëvizje për transferimin e mesfushorit të Everton, Amadou Onana.
Onana ka përfunduar në shënjestrën e disa gjigantëve europian si Barcelona, Manchester United dhe Arsenal, falë paraqitjeve të shkëlqyeshme me Evertonin.
Vlera e Onana në treg është 50 milionë euro dhe Rosonerët janë të gatshëm ta financojnë këtë operacion nga shitja e De Ketelaere.