Arrihet marrëveshja, Milan siguron super goditjen e parë për merkaton e verës

Rosonerët sigurojnë përforcimin e parë për sezonin e ri.

Milan ka nisur të programojë sezonin e ardhshëm. Në pritje për të siguruar një mesfushor dhe një sulmues, Milan-i po ndjek me vëmendje edhe merkaton e mbrojtësve.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Milan ka siguruar përforcimin e parë për sezonin e ri.

Sipas Calciomercato, Milan ka arritur marrëveshje me Tottenham për transferimin e Emerson Royal.

Mbrojtësi brazilian është i lidhur për disa javë me një transferim te Milani dhe marrëveshja mes klubeve tashmë arritur. Për kartonin e Emerson, Milan do të paguaj 20 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here