Inter pa frena në merkato, zikaltërit transferojnë yllin e Serie A

Inter pa frena në merkato.

Tani që ardhjet e Mehdi Taremit dhe Piotr Zielinskit janë finalizuar, edhe pse duhen zyrtarizimet, Interi vazhdon të punojë per merkaton e transferimeve të sezonit të ardhshëm, duke u fokusuar kryesisht në një përforcim të mëtejshëm për portën për t’i shtuar skuadrës së Simone Inzaghit alternativa.

Interi ka hapur bisedimet paraprake për të nënshkruar me portierin e Genoas, Josep Martinez dhe po planifikon të përfshijë sulmuesin Martin Satriano në një marrëveshje shkëmbimi lojtarësh plus para.

Kampioni aktual i Serie A dëshiron të nënshkruajë me një portier të ri këtë verë dhe ta përgatisë atë për të zëvendësuar përgjithmonë Yann Sommer në edicionin e ardhshëm 2025/26.

Bento mbetet lart në agjendën e Nerazzurrëve, por bisedimet me Athletico Paranaense po ngecin, kështu që gjigantët e Serie A po kërkojnë objektiva alternative.

Eksperti i transferimeve të Football Italia, Matteo Moretto, raporton në platformën X, se Interi ka filluar bisedimet jozyrtare me Genoan për portierin e tyre Martinez.

Çmimi i kërkuar i Genoas është 20 milionë euro, por Nerazzurrët do të përpiqen të ulin kërkesat e tyre duke përfshirë lojtar në marrëveshje.

Sipas Morettos, klubi Grifone janë admirues të sulmuesit të Interit, Satriano, kështu që argjentinasi mund të përfshihet në marrëveshje edhe nëse ai nuk është i vetmi lojtar që Interi mund t’i ofrojë Genoas.

Martinez, 26 vjeç, është një ish-lojtar i akademisë së Barcelonës dhe iu bashkua Genoas nga RB Leipzig në një transferim të përhershëm në vitin 2023 pas një huazimi një-vjeçar te Marassi.

Spanjolli mbajti tetë herë portën e paprekur në 36 paraqitje në Serie A në sezonin 2023-2024.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here