E konfirmon Fabrizio Romano, Inter siguron përforcimin e tretë për merkaton e verës

Inter siguron përforcimin e tretë për sezonin e ri.

Interi është shpallur kampion i Italisë për herë të 20 në historinë e vet. Suksese të rendësishme, që rjedhin nga puna e madhe e trajnerit, por edhe ajo e drejtuesve, me Marotta-n që bëri pjesen e tij në ndertimin e nje ekipi që ishte në lartësinë e detyres në çdo rast.

Beppe Marotta, siç ka bërë shpesh prej disa vitesh, është vën në lëvizje shumë më herët, duke siguruar dy lojtarë si Zielinski dhe Taremi, natyrisht me kosto zero.

Megjithatë, Inter-i nuk ka ndërmend të ndalet sepse synon të ketë një skuadër shumë të fortë për të qëndruar në majat e futbollit europian.

Inter ka siguruar tashmë shërbimet e Piotr Zielinski dhe Mehdi Taremit për sezonin e ri, ndërsa sipas raportimeve të fundit Marotta ka gati goditjen e tretë për merkaton e verës.

Sipas ekspertit të transfrimeve Fabrizio Romano, Inter ka arritur marrëveshje personale me portierin e Genoas, Josep Martinez.

Zikaltërit janë në bisedime të avancuara me Genoan, duke i ofruar 10 milionë euro dhe një futbollist. Njëri prej katërshes së Interit Oristanio, Satriano, Pio Esposito dhe Zanotti, do t’i bashkohet Genoas.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here