Zbulohet përforcimi i parë i Fonsecas te Milani.
Milani zyrtarizoi trajnerin e ri. Pasuesi i Stefano Piolit në pankinën kuqezi do të jetë Paulo Fonseca.
51-vjeçari portugez i lindur në Mozambik, ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin e famshëm italiane.
Kjo do të jetë aventura e dytë në Serie A për Fonsecan, i cili drejtoi Romën në vitet 2019-2021.
Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, ka zbuluar përforcimin e parë të Fonsecas si trajner i Milanit.
Sipas Fabrizio Romanos, Milan ka nisur bisedimet me agjentin e mesfushorit të Feyenoord, Mats Wieffer.
Holandezi është në listën e dëshirave të drejtuesve të Milanit për repartin e mesfushës dhe bisedimet do të vijojnë për të kuptuar kërkesat e Feyenoord.