Milan mbetet duarbosh, Zirkzee transferohet tek një tjetër gjigant italian

Zirkzee tek rivalët e Milanit.

Në moshën 22-vjeçare, Joshua Zirkzee është shndërruar në njërin nga lojtarët më të spikatur të Serisë A.

Bologna siguroi kualifikimin në Champions dhe sigurisht që meritë të madhe ka holandezi, i cili ka arritur numër dyshifror golash dhe po magjeps në fushë.

Ditët e fundit është raportuar se Zirkzee është shumë pranë transferimit te Milani, por kërkesat e larta të agjentit të tij, kanë pamundësuar finalizimin e operacionit.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se nga kjo situatë kërkon të përfitojë Juventusi.

Agjenti i Zirkzee, Kia Joorabchian, është njëkohësisht edhe agjenti i Douglas Luiz dhe falë raporteve të mira me Juventusin, iraniani është i gatshëm t’i ofrojë Biankonerëve skonto.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here