Lajm bombastik nga Italia, Napoli transferon yllin e kombëtares.
Antonio Conte është trajneri më i ri i skuadrës së Napolit. Conte ka nënshkruar kontratë trevjeçare me napoletanët, deri në verën e vitit 2027.
Conte ishte i papunë qëkur i ndau rrugët me Tottenhamin. Napoli kishte një sezon të dobët, duke mos arritur të kualifikohet fare në garat evropiane, duke u renditur në pozitën e 10-të.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke zbuluar përforcimin e parë të Contes te Napoli.
Sipas Calciomercato, Conte ia ka kërkuar drejtuesve të Napolit transferimin e Ylber Ramadanit nga Lecce.
Conte e sheh Ramadanin si një përforcim shtesë për repartin e mesfushës, pasiqë ylli i kombëtares e njeh mirë Serie A dhe afrimi i tij do të kushtonte vetëm 5 milionë euro.